Lidhje

Ekonomia amerikane ra edhe më tej në fund të vitit 2008


Ekonomia më e madhe e botës është tkurrur gjatë 3 muajve të fundit të vitit 2008, në një atmosferë shqetësimesh që ka rezultuar në uljen e shpenzimeve të konsumatorëve, mbyllje të vendeve të punës dhe pakësim të investimeve.

Prodhimi i përgjithshëm bruto ra 3.8 për qind gjatë 3-mujorit të fundit të 2008-s, duke shënuar rënien më të madhe që nga viti 1982.Raporti që publikoi sot Departamenti i Tregtisë tregon se ekonomia amerikane u tkurr për të dytin tremujor radhazi, gjë që përkon edhe me përkufizimin e recesionit.

Presidenti amerikan Barak Obama po përpiqet të nxisë rritje ekonomike me një paketë masive shpenzimesh qeveritare, që synon të krijojë vende të reja pune dhe rritjen e kërkesës së konsumatorëve. Plani është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe tani po shqyrtohet nga Senati. //iç//

XS
SM
MD
LG