Lidhje

Afganistan: Të paktën 20 të vrarë nga sulme vetëvrasëse



Talebanë të armatosur kanë kryer sulme të njëpasnjëshme ndaj tre ndërtesave qeveritare në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.

Sulmet kryhen në javën kur i dërguari i ri amerikan për Pakistanin dhe Afganistanin, Riçard Hollbruk pritet të vizitojë Kabulin.

Zyrtarët afganë thonë se rreth 20 persona kanë humbur jetën dhe afro 60 të tjerë janë plagosur në sulmet e sotme ndaj Ministrisë së Drejtësisë, asaj të arsimit dhe drejtorisë së burgjeve.

Ministria e Mbrojtjes thotë se tetë nga autorët e sulmeve humbën gjithashtu jetën. Talebanët thanë se e ndërmorën sulmin për t’u hakmarrë ndaj trajtimit të kryengritësve të burgosur nga ana qeverisë.

Zyrtarët thonë se ministri afgan i drejtësisë ishte në ministri kur sulmi ndodhi, por nuk u plagos.

Shefi afgan i sigurisë thotë se autoritetet po hetojnë mundësinë që grupet ekstremiste në Pakistan janë të lidhura me sulmet. Zyrtarët afganë thonë se të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 46 të tjerë janë plagosur në sulme vdekjeprurëse të një pasnjëshme në kryeqytetin Kabul.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmet sot në telefonata me Zërin e Amerikës dhe gazetarë të tjerë në Kabul. Zyrtarët afganë thanë se të paktën shtatë militantë humbën jetën nga sulmi.

Sipas njoftimeve, pesë vetë me armë automatike sulmuan Ministrinë afgane të Drejtësisë në qendër të Kabulit pranë pallatit presidencial.

Një korrespondent i Zërit të Amerikës në vendin e ngjarjes thotë se ushtria dhe policia afgane kanë izoluar zonën përreth.

Një tjetër sulm kishte si objektiv drejtorinë e përgjithshme të burgjeve. Talebanët thonë se dy persona sulmuan ndërtesën.//kk//

XS
SM
MD
LG