Lidhje

Hollbruk diskuton mbi terrorizmin me krerët afganë


Zyrtarë të zbulimit pakistanez thonë se një sulm me raketë që dyshohet të jetë ndërmarrë nga amerikanët, ka lënë të vrarë të paktën 27 vetë në zonën fisnore të Pakistanit veriperëndimor.

Ndërkohë, në Kabul, i dërguari amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, Riçard Hollbruk pati sot takime me presidentin afgan Hamid Karzai dhe ministrin e jashtëm Rangin Dadfar Spanta në një moment ftohjeje në marrëdhëniet amerikano-afgane.

Në takimin me presidentin Karzai u fol mbi luftën ndaj kryengritjes gjithnjë e në rritje të talibanëve.

Ata nuk komentuan për mediat pas takimit, por zoti Karzai i tha rrjetit televiz arab Al Xhazira dje se mes dy qeverive ka probleme në lidhje me vrasjen e civilëve, arrestimet e afganëve, sulmet gjatë natës kundër shtëpive afgane si dhe viktimave të shkaktuara prej tyre. //ek

XS
SM
MD
LG