Lidhje

Amerikanët festojnë Ditën e Presidentëve


Miliona amerikanë festojnë sot ditëlindjen e presidentit Xhorxh Uashington megjithëse kjo festë quhet Dita e Presidentëve.

Shkurti është muaji i ditëlindjes së dy presidentëve më të respektuar amerikanë – Xhorxh Uashington dhe Abraham Linkolni. Festa u kremtua për herë të parë në vitin 1885 për të nderuar ditëlindjen e Uashingtonit më 22 shkurt.

Amerikanët në shumë shtete festuan gjithashtu ditëlindjen e Linkolnit më 12 shkurt pas vrasjes së tij, disa ditë pas fundit të luftës civile në vitin 1865.

Kongresi miratoi aktin në vitin 1968 duke caktuar të hënën e tretë të shkurtit si ditën zyrtare të ditëlindjes së Uashingtonit.

Megjithatë, amerikanët e konsiderojnë Ditën e Presidentëve si festë për të kujtuar Uashingtonin dhe Linkolnin. //ek

XS
SM
MD
LG