Lidhje

Evropianët, dakord për një platformë  të vetme ndaj krizës


Udhëheqësit evropianë ranë dakord për një platformë të përbashkët në përpjekjet për të luftuar krizën globale financiare, që përfshin vëzhgimin nga afër të të gjitha tregjeve dhe produkteve financiare në mbarë botën. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Lisa Bryant, masat e propozuara u projektuan në Berlin, në përgatitje për takimin e rëndësishëm të fuqive botërore në muajin prill.

Masat për tregjet financiare të propozuara nga udhëheqësit e BE-së janë rrënjësore dhe një dhe reagim ndaj atyre që të gjithë e mendojnë se ishin veprimet e pakontrolluara dhe mungesa e rregullashve, që ndikuan në krizën globale financiare. Në një takim gjatë fundjavës në Berlin, udhëheqësit nga 8 vende evropiane bënë thirrje për vendosjen e rregullatorëve për tregun financiar global dhe institucionet e tjera huadhënëse, apo fondet e investimeve që zakonisht udhëheqin strategjitë financiare agresive.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ishte organizatorja e takimit, tha se tregjet financiare, produktet dhe elementët që përbëjnë rrezik duhen mbajtur nën kontroll.

Zonja Merkel po ashtu bëri thirrje që ekonomitë botërore të koordinojnë vendosjen e sanksioneve për rastet e shmangies nga pagesa e taksave dhe për fushat ku aktivitetet financiare jane të dyshimta.

Takimi i evropianëve u bë në prag të takimit të muajit prill në Londër, lidhur me krizën botërore të të ashtuquajturave vende të 20-ëshes, që janë fuqitë kryesore ekonomike të botës. Por nuk është e qartë në se thirrja e europianëve për më tepër rregullatorë financiarë do të pritet mirë nga vendet e tjera anëtare të G-20, mes tyre SHBA, Kina, Japonia dhe disa vende në zhvillim.

Kryeministri britanik Gordon Baun tha se udhëheqësit evropianë kishin rënë dakord gjithashtu për nevojën e përfshirjes më tepër të institucioneve si Banka Botërore, në rolin e tyre për ndihmën ndaj vendeve në zhvillim.

"Ne vendosëm që institucionet ndërkombëtare duhet të kenë një fond prej të paktën 500 miliardë dollarësh, që do t”i mundësonin ato që jo vetëm të trajtojnë krizat, por edhe të kenë një rol më të madh në parandalimin e tyre. Ne ramë gjithashtu dakord që Banka Botërore duhet të ketë një rol më të madh për t”i ardhur në ndihmë vendeve më të varfëra të botës."- tha ai.

Zoti Braun tha gjithashtu se vendet evropiane mbështesin fuqizimin e një ekonomie globale të padëmshme për mjedisin, në kuadrin e marrëveshjeve globale të stimujve, duke pakësuar ndjeshëm çlirimin e dioksidit të karbonit. Propozimet e djeshme do të shqyrtohen nga të 27 vendent e BE-së në mars.//lk






XS
SM
MD
LG