Lidhje

Takimi parlamentar i Kartës së Adriatikut në Tiranë


Në Tiranë nisi sot takimi parlamentar i vendeve të Kartës së Adriatikut, formati i së cilës përveç Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë , është shtuar edhe me Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Pavarësisht problemeve të lindura për Kroacinë për shkak të mosmarrëveshjeve të saj territoriale me Slloveninë, ku një referendum i grupeve nacionaliste mund të rrezikojë anëtarësimin, autoritetet shqiptare duken të qeta se kjo çështje nuk do të prekë vendin e tyre. Si kryeministri Sali Berisha ashtu dhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli u shprehën se në takimin e nivelit të lartë të Strasburgut, Shqipëria do të jetë zyrtarsisht anëtare e Natos.

Kjo u konfirmua, për të dytën herë brenda tre ditësh edhe nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë John Ëithers sipas të cilit pas 5 javësh do të jetë një moment historik kur aleanca më e madhe dhe më e suksesshme do të presë Shqipërinë, përpjekjet e sakrificat e së cilës shtoi do të shpërblehen. //rd//

XS
SM
MD
LG