Lidhje

Irak: Rritet numri i civilëve të vrarë gjatë muajit shkurt


Numri i civilëve të vrarë si pasojë e dhunës në Irak pati një rritje të lehtë në muajin shkurt, por ende është shumë i ulët në krahasim me një vit më parë.

Ministri irakian i shëndetësisë, tha sot se muajin e kaluar u vranë 211 civilë, më shumë se në muajin janar, ku u regjistruan 138 të vrarë.

Numri i irakianëve të vrarë është ulur ndjeshëm muajt e fundit. Gjithashtu më pak ushtarë amerikanë kanë vdekur në Irak këtë vit, në krahasim me vitet e kaluara.

Të shtunën, forcat irakiane bënë të ditur se kishin kapur një udhëheqës terrorist, i akuzuar për një seri sulmesh ndaj boteve të furnizimit me karburante dhe shoferëve të tyre.

Githashtu, si pasojë e një sulmi me bombë në kryqytetin e vendit, Bagdat, mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën 9 të tjerë. //mm//

XS
SM
MD
LG