Lidhje

Guinea Bisao 7 ditë zie për presidentin Zhoao Bernardo Vieira


Guinea Bisao ka shpallur 7 ditë zie kombëtare për Presidentin Zhoao Bernardo Vieira, i cili u qëllua për vdekje nga disa ushtarë të hënën në shtëpinë e tij.

Njoftimi pasoi një takim të kabinetit, ku ministrat u dhanë urdhër prokurorëve të zhvillojnë hetime lidhur me vdekjen e presidentit dhe të shefit të shtatmadhorisë Tagme Na Waie, të cilët u vranë në sulme të veçanta të dielën.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjet, megjithëse forcat e sigurimit thonë se zoti Vieira u qëllua nga ushtarë rebelë, ndoshta në një akt hakmarrjeje për vrasjen e shefit të shtatmadhorisë.

Ushtria ka mohuar të ketë pasur përfshirje në vdekjen e presidentit.

Një zëdhënës thotë se sulmi ishte akt i një grupi të izoluar dhe theksoi se ushtria nuk po përpiqet të bëjë grusht shteti. //bsa//

XS
SM
MD
LG