Lidhje

Karaxhiç: Gjykata e Hagës nuk gëzon juridiksion ndaj meje


Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, nuk ka pranuar të shprehet nëse i pranon apo jo akuzat ndaj tij për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Përplasja ndodhi dje në Hagë, në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së për krimet në ish Jugosllavi. Hollësitë i sjell korrepondenti Stefan Bos nga Budapesti.

Gjykata e Hagës nisi dje një procedurë ligjore të tensionuar që lidhet me zotin Radovan Karaxhiç. Ai akuzohet për një mori krimesh lufte. Ish presidenti i serbëve të Bosnjës akuzohet për krime gjatë konfliktit në Bosnje Herecovinë, mes viteve 1992 dhe 1995.

Zoti Karaxhiç u kap korrikun e kaluar pas 11 vjetësh në kërkim. Ai përballet me burgim të përjetshëm për dy akuza për gjenocid si dhe nëntë lloje krimesh të tjera kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Karaxhiç u bë i njohur sidomos për akuzat ndaj tij që lidhen me masakrën më të rëndë në Evropën e pasluftës së Dytë Botërore në qytetin e Srebrenicës ku forcat serbe vranë deri në 8000 burra dhe djem të fesë myslimane në verën e vitit 1995.

Megjithatë, zoti Karaxhiç i hodhi poshtë të 11 akuzat ndaj tij dhe nuk pranoi të shprehej para gjyqtarit drejtues Iain Bonomi nëse ishte apo i fajshëm.

Duke folur përmes një përkthyesi ai vuri në pikpyetje juridiksionin e Gjykatës së OKB-së dhe tha se akuzat bien ndesh me, siç pretendon ai, një marrëveshje për imunitet.

"Unë vë në dyshim jurdiksionin e kësaj Gjykate. Nuk besoj se ai ekziston, pasi unë kam pasur një marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare e cila në atë kohë përfaqësohej nga zoti Riçard Hollbruk. Nëse mund të citoj një poet serb i cili ka thënë se “...rasti im i përket gjithë botës”. Në këtë rast unë po mbroj një parim”.


Zoti Hollbruk i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes për përfundimin e luftës në Bosnjë ka mohuar të ketë rënë dakord me zotin Karaxhiç, që ky i fundit të lihej i lirë, nëse tërhiqej nga skena publike.

Zoti Karaxhiç u ndërpre menjëherë nga gjykatësi Bonomi ndërsa ai po vazhdonte me sulmet ndaj bashkësisë ndërkombëtare pasi, siç tha Karaxhiç, ajo kishte shkelur Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnje.

Incidenti nxjerr në pah shqetësimet se ky gjyq mund të kërkojë shumë kohë, pasi 63 vjeçari Karaxhiç po vetëmbrohet gjatë këtij proçesi.
Proçesi zhvillohet në një moment kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së i ka bërë trysni Gjykatës për ish Jugosllavinë të përmbyllë gjykimet brenda vitit të ardhshëm.

Edhe një i akuzuar tjetër i njohur, ish presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç, nuk pranoi të mbrohej nga avokati. Ai u gjet i vdekur në burgun e Gjykatës në vitin 2006 pas 5 vjetësh proçesi ligjor.

Gjykata e OKB-së vazhdon kërkimet për këshilltarin ushtarak të zotit Karaxhiç, ish gjeneralin e serbëve të Bosnjes, Ratko Mladiç, i cili gjithashtu është akuzuar për krime lufte, përfshirë gjenocid. //ek

XS
SM
MD
LG