Lidhje

Raport i Kryqit të Kuq për përdorimin e torturës në burgjet e CIA-s


Gazeta amerikane Uashington Post shkruan se me anë të një raporti sekret Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka arritur në përfundimin se trajtimi i të burgosurve të al-Kaidës gjatë administratës së presidentit Bush “përbënte torturë”.

Uashington Post njofton sot se në një dokument të vitit 2007 të Kryqit të Kuq thuhej se praktikat amerikane ndaj të burgosurve ishin “mizore, çnjerzore dhe poshtërruese”.

Sipas gazetës amerikane, raporti i Kryqit të Kuq është dokumenti më autoritar lidhur me këtë çështje. Kjo gazetë thotë gjithashtu se raporti i Kryqit të Kuq është i pari që përdor fjalën “torturë” në kontekstin ligjor.

Përfundimet e raportit janë të bazuara në intervista me 14 të burgosur të rëndësishëm, pas transferimit të tyre në vitin 2006 në burgun amerikan në Gjirin Guantanamo të Kubës.

Uashington Post-i shkruan gjithashtu se raporti në fjalë përfshin raste uniformë të abuzimit, si rrahjet, mohimi i gjumit, ekspozimi në temperatura ekstreme dhe në disa raste mbytjet e simuluara.

Gazeta amerikane shkruan se Agjencia Qëndrore e Zbulimit amerikan, CIA, nuk pranoi të komentonte. Sipas gazetës, një zyrtar amerikan që ishte në dijeni të raportit të Kryqit të Kuq tha se lexuesit duhet të kenë parasysh se raporti paraqet “pretendimet e vetë terroristëve”. (ze)

XS
SM
MD
LG