Lidhje

Zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Mal të Zi


Në Mal të Zi u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat duket se do të lejojnë që kryeministri Millo Gjukanoviç të vazhdojë të qendrojë në pushtet.

Sipas njoftimeve, pjesmarrja në zgjedhje ishte 61,5 përqind dhe gjatë votime nuk u regjistrua ndonjë incident për t'u shënuar.

Zyrtarët thonë se vendimi për të mbajtur zgjedhjet më herët se sa fundi i vitit siç kërkohet, u bazua në nevojën për të pasur një qeveri plotësisht funksionale tani që vendi synon të antarësohet në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Por opozita ka akuzuar qeverinë e zotit Gjukanoviç dhe përkrahësit e tij se po i mbajnë zgjedhjet para kohe për të siguruar fitoren para se rënia ekonomike globale të prekë Malin e Zi me rreth 680,000 banorët e tij.

Ekonomia e Malit të Zi është zhvilluar fuqishëm pas pavarësisë nga Serbia në vitin 2006. Por ekspertët thonë se rritja ekonomike do të ngadalësohet ndjeshëm këtë vit për shkak të krizës.

Në zgjedhjet për 81 vendet e parlamentit ishin në garë 16 subjekte politike, mes të cilëve edhe 5 subjekte shqiptare.

Forcat politike shqiptare besohet se mund të marrin tre vende në parlament.//ik

XS
SM
MD
LG