Lidhje

Strasburg: Protestuesit përplasen me policinë


Ndërsa vazhdonte takimi i nivelit të lartë të NATO-s, protestuesit u përplasën me policinë në qytetin e Strasburgut, duke i vënë flakën një hoteli, një qendre shërbimesh dhe një poste policie në kufirin gjermano-francez.

Policia përdori gaz lotjsellës kundër protestuesve, ndërsa shtëllunga tymi dilnin nga ndërtesat që po digjeshin nga ana franceze e një ure që lidh vendin me Gjermaninë.

Disa nga protestuesit kërkonin t’i jepet fund luftës, ndërsa të tjerë shpërbërjen e NATO-s.

Protestat më të fundit filluan të qeta, por u bënë të dhunshme rreth mesditës ndërsa demonstruesit filluan të hidhnin bomba djegëse dhe objekte të tjera kundër oficerëve që po përpiqeshin të mos lejonin demonstruesit t’i afroheshin vendit ku po mbahej takimi i NATO-s.

Përplasjet e fundit pasojnë protestat e së enjtes dhe të djeshme në Strasburg dhe Baden Baden të Gjermanisë. //kk//

XS
SM
MD
LG