Lidhje

Hagë: Lirim i përkohshëm për Astrit Haraçiajn



Gjykata e apelin në Hagë urdhëroi lirimin e përkohshëm të një të dyshuari të dënuar në dhjetor për mospërfillje ndaj gjykatës.

Gjykata e Hagës kishte dënuar ish ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Astrit Haraçia me pesë muaj burg për ndërhyrje ndaj një dëshmitari në gjykimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

Prokurorët dhe avokatët mbrojtës e kishin apeluar vendimin. Ende pritet vendimi përfundimtar i gjykatës së apelit.

Çështja përfshin akuzat se zoti Haraçija ishte përpjekur të bindte një dëshmitar në mbrojtje në çështjen Haradinaj të mos dëshmonte kundër ish kryeministrit të Kosovës.

Dëshmitari dëshmoi, por gjykatësit theksuan vështirësitë e mëdha në gjyq për të marrë dëshmi edhe nga një numër i madh dëshmitarësh të tjerë.

XS
SM
MD
LG