Lidhje

Irani kritikon strategjinë amerikane për Afganistanin


Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, thotë se strategjia amerikane në Afganistan është e gabuar dhe shtoi se Teherani, “dëshiron të ndihmojë në korrigjimin e kësaj politike të gabuar”.

Duke folur për të përjavshmen gjermane “Der Spiegel”, Zoti Ahmedinexhad tha se shtimi i trupave amerikane nuk do ta zgjidhë situatën atje.

Kohët e fundit presidenti Obama shpalli një strategji të re për Afganistanin që përfshin dërgimin e mijërave trupave shtesë atje.

Prioritetin kryesor amerikan në strategjinë e re është lufta kundër organizatës al Kaeda dhe grupeve të tjera terroriste.

Zoti Obama po kështu bëri thirrje për më shumë bashkëpunim nga vendet e rajonit, përfshirë edhe Iranin.

Presidenti iranian tha se tërheqja amerikane nga Afganistani mund të jetë njëra nga masat për përmirësimin e situatës në vend.

Zoti Ahmedinexhad nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së revistës gjermane nëse Teherani ka ndërmend të bashkëpunojë me NATOn në rajon. //ek

XS
SM
MD
LG