Lidhje

FMN: Kriza globale mund të kushtojë 4,1 trilionë dollarë


Një vlerësim i rishikuar i Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se kostoja e krizës financiare në mbarë botën mund të arrijë në 4,1 trilionë dollarë deri në fund të vitit 2010.

Në raportin e sotëm të FMN-së thuhet se bankat do të pësojnë dy të tretat e humbjeve, ndërsa pjesa tjetër do të godasë kompanitë e sigurimeve, fondet e pensioneve dhe firma të tjera financiare. Studimi thotë se humbjet e firmave amerikane do të jenë shumë më të mëdha se sa vlerësimet e mëparshme.

Të dhënat përfshijnë gjithashtu humbjet e para nga Evropa dhe Japonia. Agjencia thotë se qeveri të ndryshme kanë bërë përparim në injektimin e parave shtesë në sistemet bankare, por shtoi se nevojiten më tepër masa. //rd//

XS
SM
MD
LG