Lidhje

Në kërkim të zgjidhjes së çështjes së letërnjoftimeve


Në Shqipëri, qeveria dhe opozita po diskutojnë në nivel ekspertësh për gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e pajisjes me letërnjoftime të personave pa pasaportë.

Palët u ulën së bashku pas ndërmjetësimit të përfaqësuesve të diplomacisë perëndimore në Tiranë të cilët në ditët e fundit u takuan me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e partisë socialiste Edi Rama.

Ndërmjetësimi ndërkombëtar bëri të mundur që te dy palët të binin dakort për nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje dhe të pranonin në parim formulën sipas të cilës personat që nuk kanë pasaportë do të duhet të paguajnë 200 lekë dhe të përfundojnë të gjitha procedurat në një sportel të vetëm.

Diskutimet në nivel ekspertësh mes qeverise dhe socialisteve perfshijne aspektet teknike të zbatimit të kësaj nisme në mënyrë që ajo të bëhet funksionale në një kohë sa më të shkurtër. Sipas socialistëve zgjidhja duhet të jetë e shpejtë pasi koha e mbetur, shpjegojnë ata, nuk lë hapësira fizike për pajisjen me dokumentin e ri të afër 500 mijëqytetarëve pa pasaportë, të cilët në rast të kundër nuk do të kenë mundësi të votojnë. //rd//

XS
SM
MD
LG