Lidhje

BE-ja shqyrton përgjigjen e Mikrosoftit ndaj akuzave të saj



Kompania Mikrosoft iu përgjigj zyrtarisht akuzave anti monopol të ngritura nga Bashkimi Evropian, që e akuzon kompaninë amerikane se po pengon padrejtësisht konkurencën në tregun e kërkimeve në internet.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha sot se ka marrë përgjigjen zyrtare të Mikrosoftit dhe se po e studjon atë. Rregullatorët evropianë morën masa nga Mikrosoftit në muajin janar, për përfshirjen e sistemit të kërkimit në internet të kompanisë në sistemin e operimit të programit shumë popullor, Windows.

Komisioni tha se kjo praktikë, bllokon kompanitë rivale nga shitja e objekteve të tyre të kërkimit në internet, pengon arritjet e reja në këtë fushë dhe dëmton konsumatorët. BE i ka vënë gjobë gjigandit kompjutetik amerikan qindra miliona dollarë në disa vjet, në një betejë të vazhdueshme lidhur me çështje që kanë të bëjnë me konkurrencën.

Megjithëse disa sisteme kërkimi në internet janë bërë kohët e fundit më popullore, programi Internet Explorer i Mikrosoftit vazhdon të mbizotërojë tregun. //rd//

XS
SM
MD
LG