Lidhje

Mediat: I burgosuri i Guantanamos para një gjykate civile në SHBA


Një zyrtar amerikan i tha gazetarëve në Uashington se një i dyshuar kryesor i organizatës Al Kaeda që mbahet në burgun e Guantanamos në Kubë do të dërgohet në Nju Jork për t’u gjykuar. Kjo do të jetë hera e parë kur një i ndaluar i tillë del para një gjykate civile.

Zyrtari, emri i të cilit nuk u bë publik, i tha mediave se Ahmed Khalfan Ghailani do të sillet para një gjykate federale nën akuzat e përfshirjes në sulmet me bomba të vitit 1998 kundër ambasadës amerikane në Tanzani. Sipas njoftimeve, lajmi do të zyrtarizohet sot.

Ky vendim mund të sjellë përplasje mes administratës së zotit Obama dhe senatit amerikan, pasi ky i fundit votoi dje kundër fondeve për mbylljen e burgut të Guantanamos si dhe për ndalimin e transferimit të çdo të ndaluari në këtë burg në ndonjë objekt brenda Amerikës.

Presidentit pritet të flasë mbi këtë çështje sot gjatë një fjalimi të rëndësishëm për politikat e sigurisë. //ek

XS
SM
MD
LG