Lidhje

Anija e Hapësirës Atlantis ulet në bazën Eduards të Kalifornisë


Anija e Hapësirës Atlantis u ul në bazën Ajrore Eduards të Kalifornisë. Moti i keq në Florida e detyroi NASA-n të hiqte dorë dy ditët e fundit nga planet për uljen e anijes në qendrën Kenedi të Hapësirës në Florida.

NASA tha se shpresonte të kursente para dhe kohë duke iu përmbajtur planeve të mëparshme për ta kthyer anijen në shtetin e Floridas.

Anija kishte furnizime të mjaftueshme në bord për të qendruar në orbitë deri të hënën.

Astronautët kthehen pas riparimeve të pashembullta që i bënë Teleskopit Hubble i cili ndodhet në hapësirë prej 19 vjetësh. //ek

XS
SM
MD
LG