Lidhje

Shqipëri: Berisha paraqet 140 kandidatët për deputetë


Kryeministri Sali Berisha paraqiti mbrëmë 140 kandidatët për deputetët me të cilët Partia Demokratike do të futet në garën elektorale të 28 qershorit. Kryeministri Berisha duke vlerësuar me optimizëm përzgjedhjen e bërë, premtoi se pas katër viteve të ardhshme Shqipëria do të jetë një vend tërësisht i ndryshuar.

Zoti Berisha përsëriti premtimet kryesore të programit të partisë të paraqitur dy netë më parë, duke vënë theksin në investimet në infrastrukturë, në zonat rurale dhe në rritjen e pagave.

Kryetari i Partisë Demokratike dhe Kryeministri Sali Berisha tha se në listën e deputetëve të PD përfshihen personalitete të fushave shkencore dhe akademike. Partia Demokratike, tha ai, ka përfshirë në programin e vet zgjedhor një seri reformash ekonomike dhe shoqërore.

Një qeveri më e vogël në poste dhe më ndihmuese për qytetarët, tha zoti Berisha, do të harxhojë më pak, duke ulur më tej shpenzimet administrative.

Demokratët besojnë se vendi do të integrohet më shpejt në Bashkimin Evropian, sepse, thonë ata, është krijuar një klimë e favorshme për investimet dhe për ekonominë.

Ndërkohë që pagat dhe pensionet janë dyfishuar, ato do të vazhdojnë të rriten edhe në katër vjetët e ardhshëm, premtoi zoti Berisha. Shumë shpejt të gjithë qytetarët do të përfitojnë të ardhura mbi 2 dollarë në ditë – theksohet në programin ekonomik të partisë.

Në programin e ri zgjedhor Partia Demokratike premtoi një zbutje të mëtejshme të varfërisë, rritje ekonomike sidomos në zonat e pazhvilluara, dhe investime të tjera në rrjetin rrugor të vendit.

Edhe Partia Socialiste e opozitës po zhvillon takime të fushatës në qytete dhe fshatra të vendit. Udhëheqësit e saj po u shpjegojnë pjesëmarrësve në tubime 7 shtyllat e programit të tyre electoral, duke e kritikuar në qeverinë për premtime të pambajtura, dhe abuzime me pushtetin.

Partia Socialiste ka premtuar se nëse vjen në pushtet, nafta në fshat për bujqësinë do të shpërndahet pa akcizë, ndërsa në qytet do të luftojë papunësinë dhe varfërinë. Opozita socialiste premtoi so do të ndryshojë edhe sistemin shëndetësor, për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve. //ii

XS
SM
MD
LG