Lidhje

Grupet e urrejtjes në SHBA - A është shtuar prania e tyre?


Personi i përfshirë në incidentin me armë zjarri të mërkurën në Muzeun amerikan të Holokaustit në Uashington, 88 vjeçari Xhejms von Brunn, është i njohur për pikëpamjet e tij se njerëzit e bardhë janë superiorë. Incidenti me armë zjarri, gjatë të cilit mbeti i vrarë një roje e muzeut, e ka drejtuar përsëri vëmendjen tek grupet e urrejtjes në të gjithë vendin dhe se si duhet të veprohet ndaj tyre.

Muzeu i Holokaustit ishte i mbyllur një ditë pas sulmit me armë zjarri. Flamujt ishin ulur në gjysmë shtize dhe para hyrjes së muzeut ishin vendosur lule. Në këtë vend, Xhejms von Brunn, qëlloi me armë zjarri dhe vrau rojën e sigurisë Steven Xhons.

Zyrtarë të njësive të rendit, duke përfshirë edhe Shefen e Policisë së Uashingtonit Kathi Lanier dhanë një konferencë për shtyp në afërsi të muzeut.

“Për momentin, Xhejms von Brunn është akuzuar zyrtarisht për vrasje dhe armëmbajtje në një ndërtesë federale.”

Në makinën e Xhejms von Brunnit policia gjeti një letër të shkruar me dorë në të cilën ai thoshte, “Holokausti është një gënjeshtër. Obama është krijesë e hebrejve”.

Pikëpamjet e Xhejms von Brunnit kundër zezakëve dhe hebrejve kanë qenë të njohura për autoritetet e rendit dhe organizatat që vëzhgojnë aktivitetet e grupeve të urrejtjes nga i gjithë vendi.

Xhoseph Persichini, zyrtar i FBI-së thotë:

“Ne jemi përgjegjës për të gjetur përse ai e bëri këtë. Duhet të pyesim veten “A kanë pasur ndonjë ndikim në veprimet e tij gjithë këto vite gjatë të cilave ai fliste me gjuhën e urrejtjes?”

Heidi Beirich e Organizatës Southern Poverty Law Center që vëzhgon grupet e urrejtjes në Shtetet e Bashkuara, thotë se organizata e saj ka qenë në dijeni të zotit von Brunn prej një kohë të gjatë.

“Ne kemi qenë në dijeni se ai është një mohues i Holokaustit dhe se ka qenë i përfshirë në një incident në të cilin u përpoq të merrte njerëz peng në Reservën Federale duke qenë i armatosur. Fatmirësisht nuk pati sukses. Ne jemi në dijeni se ai ka shkruar trakte raciste dhe anti semite dhe ka një të kaluar 30 vjeçare si eksponent i lartë në qarqet neonaziste”.

Incidenti i së mërkurës po e drejton përsëri vemendjen tek rreziqet e aktiviteteve të grupeve të urrejtjes që nga zgjedhja e zotit Obama nëtorin e kaluar si presidenti i parë afrikano-amerikan.

“Nuk besoj se mund të vihet në dyshim se ka patur një sërë incidentesh terroriste këtu në Shtetet e Bashkuara të cilat janë nxitur ose nga zgjedhja e presidentit të parë afrikano-amerikan ose nga lëvizja e vendit drejt së majtës.”

Këto raste përbëjnë një prirje, thotë eksperti i grupeve të urrejtjes Chip Berlet.

“Që nga zgjedhja e presidentit Obama, ka pasur një zemërim të vertetë dhe pakënaqësi tek disa qarqe ultranacionaliste në Shtetet e Bashkuara. Mes tyre nuk janë vetëm ultranacionalistë të tillë si neo-nazistët apo Ku Klux Klani por edhe grupe të tjera dhe kjo ndenjë e zemërimit kap një rreth të gjerë që mund të cilësohet si kundërvenie e të bardhëve kundër zotit Obama.”

Zyrtari i FBI-së Xhoseph Persichini thotë se autoritetet e rendit gjithmonë janë në gatishmëri ndaj kërcënimeve të dhunës nga grupet e urrejtjes. Por ai thotë se shumë nga ata që kanë pikëpamjen e superioritetit të racës së bardhë e dinë mirë se FBI-së i duhet të gjejë një ekuilibër mes hetimit të një kërcënimi të mundshëm dhe respektit të të drejtave civile siç është e drejta e shprehjes së lirë. //ii

XS
SM
MD
LG