Lidhje

Aleksandër Meksi flet për koalicionin Poli i Lirisë


Në Shqipëri sistemi proporcional rajonal ka diktuar edhe në formën e garës për zgjedhjet e 28 qershorit. Nevoja për të mos çuar dëm asnjë votë ka detyruar forcat politike të grupohen në katër koalicione të mëdha, mes së cilave është edhe Poli i Lirisë. I lindur si një bashkëpunim mes Partisë Demokristiane dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, ai ka tërhequr edhe disa parti të tjera të vogla si dhe grupime të rëndësishme interesi. Në një intervistë për Zërin e Amerikës drejtuesi i këtij koalicioni, ish kryeministri demokrat Aleksandër Meksi flet për boshtin e programit elektoral, si edhe zgjidhjet që ky koalicion ofron për çështje të rëndësishme.

XS
SM
MD
LG