Lidhje

Procesi i numërimit të votave i ngadalshëm


Në Shqipëri ndërkohe vazhdon numërimi i votave. Deri në orën 14 ishin numëruar rreth 27 përqind e votave dhe gara është tejet e ngushtë. Sipas përllogaritjes të bërë nga Qendra për Administrimin e Zgjedhjeve, një organizatë e pavarur vendase, koalicioni i drejtuar nga PD ka siguruar 71 mandate, ai i kryesuar nga PS ka 65 mandate dhe koalicioni i LSI ka 4 mandate. Afati për numërimin e votave është deri në orën 17 por zëdhënësi i KQZ-së tha se e rëndësishme është që procesi të përfundojë në rregull dhe jo koha e përfundimit, duke lënë të kuptohet se ky afat do të shtyhet.

XS
SM
MD
LG