Lidhje

Maqedoni: Zëvendës kryeministri Bocevski jep dorëheqjen


Në Maqedoni, zëvendëskryeminstri i ngarkuar me çështjet e integrimit evropian të vendit, Ivica Bocevski ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti.

Ai nuk ka dhënë ndonjë arësye të hollësishme për këtë vendim, ndërkohë që në një komunikatë thekson se kontributi i tij në qeveri tashmë ka shterruar.

Nga kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski nuk ka patur reagime, ndërsa zyrtarë të partisë VMRO-DPMNE të zotit Gruevski kanë shprehur falënderime për punën e deritanishme të zëvendëskryeministrit Bocevski.

Nga ana tjetër, janë shtuar spekulimet për një rikonstruksion të kabinetit qeveritar, si pasojë e kësaj dorëheqjeje. //bsa//

XS
SM
MD
LG