Lidhje

Në kujtim të Majkëll Xheksonit 1958-2009


Dhjetëra mijëra adhurues nderuan kujtimin e Mbretit të muzikës pop, Michael Jackson në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar dje në Los Anxhelos. Ndër figurat e artit ishin aktorja Brooke Shields, basketbollistët Kobe Bryant dhe Magic Johnson si dhe këngëtarët Stevie Wonder e Usher, të cilët i dhanë lamtumirën me fjalë dhe interpretim në skenë. Ceremonia, që u zhvillua gati 2 javë pas vdekjes së artistit në moshën 50 vjeçare, u transmetua drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vende të botës.

Amerika dhe bota nderuan dje jetën dhe krijimtarinë e yllit të muzikës pop Michael Jackson.

“Michael Jackson nuk donte gjë tjetër veçse të donte të tjerët, dhe ndoshta që edhe atë vetë ta donin.”

Pranë arkivolit të artë të vendosur pranë skenës, një pas një, disa nga emrat më të njohur të artit dolën për të interpretuar në nderim të artistit.

Një montazh regjistrimesh nga jeta e Michael Jacksonit nën tingujt e këngës “You are not alone” mbushi sallën duke sjellë të gjallë në atmosferën e mbrëmjes artitin e madh.

Mijëra simpatizantë të Michael Jacksonit, të afërm dhe miq kishin mbushur pallatin e sportit për të përcjellë yllin e popit dhe për të dëgjuar mesazhet e të ftuarve. Berry Gordy ishte producenti që bëri të mundur fillimin e karrierës së Michaelit:

“Mbreti i Popit nuk është titull i mjaftueshëm për të. Ai është me pak fjalë artisti më i madh që ka ekzistuar ndonjëherë.”

Kishte nga ata që kujtuan momente të afërta me Michael Jacksonin:

“E qeshura e tij ishte më e ëmbla dhe më e pastërta që kam dëgjuar ndonjëherë.”

“Ai ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në jetët tona.”

Nga bota e sportit, shprehën mirënjëhjen e tyre për artistin basketbollistët Kobe Bryant dhe Magic Johnson.

“Dua të falenderoj Michael që u ka hapur kaq shumë mundësi afrikano-amerikanëve në emisione televizive.”

E ëma e Michael, Katherine, ishte ulur pranë fëmijëve të artistit. Miku i tij I Përndershmi Al Sharpton u përpoq t’i ngushëllonte fëmijët:

“Dua që fëmijët e tij ta kenë të qartë se babai juaj nuk ishte aspak anormal. Ajo që është anormale janë ato që u detyrua ai të përballonte.”

Në emër të familjes, Jermaine Jackson këndoi një ndër këngët e preferuara të Michaelit, kompozimin e Charlie Chaplin “Smile” – Buzëqesh:

E bija e artistit, Paris, shprehu mes lotëve dashurinë për të atin.

Në një mbyllje të përshtatshme për figurën e Michael Jacksonit si bamirës, familja dhe miqtë bashkuan zërat për të kënduar “We are the World” me bashkautor Michael Jacksonin, e kompozuar për të grumbulluar fonde në ndihmë të Afrikës. //bsa//

XS
SM
MD
LG