Lidhje

Irak: 40 të vrarë nga tre sulme me bomba


Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 40 veta janë vrarë nga tre sulme me bomba në Irakun verior dhe në kryeqytetin Bagdat, rreth një javë pasi trupat luftuese amerikane u tërhoqën zyrtarisht nga qytetet irakiane.

Zyrtarët thonë se dy persona që hodhën veten në erë duke shkaktuar vdekjen e të paktën 34 vetave dhe plagosjen e 62 të tjerëve në qytetin verior të Tal Afarit.

Policia tha se autori i sulmit të parë shpërtheu jelekun e tij me eksplozivë në qytetin rreth 400 kilometra në veriperëndim të Bagdatit. Autori i sulmit të dytë hodhi veten në erë vetëm pak minuta më vonë, ndërkohë që njerëzit mblidheshin për të ndihmuar viktimat e shpërthimit të parë.

Ndërkohë, policia në Bagdat thotë se një bombë në qytetin Sadr vrau të paktën gjashtë veta dhe plagosi 16 të tjerë në mëngjes.

Autoritetet thonë se një bombë në anë të rrugës dukej se kishte në shenjestër kolonën e guvernatorit të bankës qendrore të Irakut në distriktin e Karradës në Bagdat. Guvernatori shpëtoi i paprekur nga sulmi. //bsa//

XS
SM
MD
LG