Lidhje

Obama: Shpresoj për marrëdhënie më të mira me Sirinë


Presidenti Barak Obama tha se shpreson për marrëdhënie më të mira me Sirinë, megjithëse e shqetësojnë disa aspekte në sjelljen e Sirisë.

Zoti Obama tha dje në një intervistë me televizionin britanik Sky News se beson që Siria mund të jetë më konstruktive për një numër çështjesh por nuk dha hollësi të tjera.

Presidenti Obama tha gjithashtu se beson në angazhimin me vendet e tjera.

Muajin e kaluar, Presidenti sirian, Bashar al-Assad, tha se do të dëshironte ta ftonte Presidentin Obama për një vizitë në Siri.

Zoti Assad e bëri ftesën jozyrtare për zotin Obama gjatë një interviste me televizionin Sky News.

Në muajin qershor, Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë në plan të dërgojnë përsëri ambasadorin e tyre në Siri pas një mungese prej katër vjetësh.

XS
SM
MD
LG