Lidhje

Obama: SHBA ndoshta janë në fillimin e fundit të recesionit


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke përjetuar fillimin e fundit të recesionit dhe se politikat e administratës së tij ndihmuan për të ndalur rënien e lirë të ekonomisë.

Zoti Obama i bëri komentet sot në Karolinën e Veriut, ku shkoi për të promovuar planin e tij për kujdesin shëndetësor, por së pari u përqendrua tek gjendja ekonomike.

Ai tha se përpjekjet për të shpëtuar nga falimentimi bankat shmangën kolapsin e sektorit financiar, ndërsa hapat e ndërmarrë për të ndihmuar industrinë e automjeteve shpëtuan qindra mijëra vende pune në këtë sektor.

Presidenti shtoi se do të duhet kohë të arrihet një rimëkëmbje e plotë ekonomike.

Ndërkaq, kompanitë amerikane të makinave vazhdojnë të ndeshen me vështirësi. Një raport i Departamentit të Tregtisë tregon se kërkesat për mallra amerikane eksporti ranë 2.5 për qind në qershor, kryesisht si rezultat i rënies së kërkesës për automjete dhe avionë amerikanë. //ii

XS
SM
MD
LG