Lidhje

Sarkozi thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore


Presidenti francez Nikola Sarkozy tha se ai ka nevojë të pushojë, por shtoi se është në gjendje të mirë shëndetësore pas daljes nga spitali ku qëndroi një natë pas humbjes së ndjenjave të djelën.

Komentet ai i bëri sot duke folur sot me gazetarët. Presidenti humbi ndjenjat të dielën kur ishte duke bërë vrap dhe u dërgua me helikopter në një spital ushtarak të Parisit.

Pas analizave mjekësore ai doli nga spitali të nesërmen. Zyra e presidentit njoftoi se analizat mjekësore ishin normale dhe se zoti Sarkozi ishte prekur nga vapa dhe lodhja nga puna. 54 vjeçari Sarkozi është vrapues i apasionuar dhe nuk përdor alkool.

XS
SM
MD
LG