Lidhje

Anija Endever përfundon misionin, mbërrin në Tokë


Anija e hapësirës Endevour u kthye sot në Tokë, duke i dhënë fund një misioni thuajse dy-javor në Stacionin Orbital Ndërkombëtar, gjatë të cilit u kryen disa ecje në hapësirë.

Endevor e kreu zbritjen në Qendrën Kenedi të Floridës, 16 ditë pas nisjes po nga kjo qendër. NASA tha se zbritja i dha fund misionit që përshkroi një rrugë prej më tepër se 10 milionë kilometrash.

Misioni i anijes në hapësirë përfshiu 5 ecje, gjatë të cilave astronautët instaluan një platformë të jashtme në laboratorin japonez të stacionit, që njihet si Kibo, që do të thotë “shpresë”. Platforma do t’i lejojë shkencëtarët të zhvillojnë eksperimente në hapësirë.

Ekuipazhi po ashtu meremetoi disa elemente të stacionit. Gjatë këtij misioni numri i astronautëve në Stacionin Hapësinor ishte më i madhi në historinë e tij, 13 astronautë.//lk

XS
SM
MD
LG