Lidhje

Rusia thotë se po i vë trupat në gatishmëri në Osetinë Jugore


Rusia thotë se po i vë trupat në gatishmëri në Osetinë Jugore, për shkak të, siç tha ajo, disa provokimeve ushtarake gjeorgjiane pranë kufirit që ndan rajonin separatist nga pjesa tjetër e Gjeorgjisë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse i përshkroi tensionet mes Rusisë dhe Gjeorgjisë si shumë shqetësuese.

Andrei Nesterenko tha se provokimet nuk kishin ndaluar. Sejcila palë ka akuzuar tjetrën ditët e fundit për rritjen e tensioneve në rajon.

Në kryeqytetin gjeorgjian, presidenti Mihail Sakashvili citoi atë që e quajti presion të vazhdueshëm nga forcat ruse në Osetinë Jugore, duke përfshirë manovrat ushtarake ruse në këtë territor.

Në fillim të kësaj jave, ai i përsëriti akuzat për spastrim etnik nga trupat ruse gjatë luftës së shkurtër ruso-gjeorgjiane para një viti. //ii

XS
SM
MD
LG