Lidhje

Presidenti i Taivanit kërkon falje për përgjigjen e ngadaltë pas taifunit


Presidenti i Tajvanit Ma Ying-jeou ka kërkuar falje për përgjigjen e ngadaltë të qeverisë ndaj taifunit që ka mendohet të ketë vrarë qindra njerëz.

Sot, presidenti Ma përmes një interviste televizive, tha se i vjen keq që administrata e tij nuk reagoi më mirë dhe më shpejt.

Qeveria e Tajvanit është kritikuar ashpër pasi dështoi të parashikojë nivelin e madh të dëmeve të shkaktuara nga taifuni Morakot që goditi Tajvanin në fillim të këtij muaji.

Sipas burimeve zyrtare numri i të vdekurve ka arritur në 123 por zyrtarët paralajmërojnë se ky numër mund të rritet në 500 ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin trupat e viktimave nga rrënojat e shkaktuara nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut pas stuhisë. //bsa//

XS
SM
MD
LG