Lidhje

Ekonomia e Shqipërisë në pritje të qeverisë së re


Ashtu si shume fusha të tjera, edhe ekonomia e Shqiperise është në pritje te kabinetit të ri qeveritar që do të ndërtohet mbi rezultatet e zgjedhjeve të qershorit.

Ekspertë qeveritarë të ekonomisë pohojnë se projekt-buxheti i ri do të perfshijë edhe kerkesat e partive të reja që do të hyjnë në qeveri.

Selami Xhepa, këshilltar i kryeministrit Sali Berisha hodhi poshtë si të pabazuara kritikat e opozites ndaj qeverisë për borxhe dhe marrje të tepruara kredish nga jashtë.

Ai thote se borxhet, investimet, të ardhurat, dhe shpenzimet janë të gjitha brenda parashikimeve, dhe se kriza boterore ka prekur vetem eksportet.

XS
SM
MD
LG