Lidhje

Xhozef Kenedi: nuk do të kandidoj për postin në Senat


Ish ligjvënësi amerikan Xhozef Kenedi thotë se nuk do të kandidojë për vendin në Senat që u mbajt për 47 vjet nga xhaxhai i tij Eduard Kenedi.

Në një deklaratë lëshuar dje, Xhozef Kenedi tha se do të bënte punë më të mirë duke i shërbyer publikut në postin që mban tani në krye të korporatës së Energjisë së qytetarëve.

Kjo është një kompani pa përfitime ekonomike që i siguron vaj ngrohjeje familjeve me të ardhura të ulta. Shumë politikanë që kanë shprehur interesim për të kandiduar për vendin në Senat kanë thënë se ata nuk do të kandidojnë kundër një anëtari të familjes Kenedi.

Zgjedhjet paraprake për vendin e mbetur bosh në Senat do të zhvillohen më 8 dhjetor dhe zgjedhjet e përgjithëshme më 19 janar. Ted Kenedi, i cili ishte një prej dy senatorëve të Shtetet Masaçusets, vdiq muajin e kaluar nga kanceri në tru./a/

XS
SM
MD
LG