Lidhje

Shqipëri: PS komenton raportin e ODIHR-it për zgjedhjet


Në Shqipëri kryetari në detyrë i partisë socialiste Edi Rama tha sot se raporti përfundimtar I ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit dëshmon se sipas tij, gjendja e demokracisë në vend është kritike dhe se përmbajtja e tij është një këmbanë alarmi për zgjedhjet. Zoti Rama konfirmoi qëndrimin e partisë së tij për të mos marrë pjesë në parlament përsa kohë kërkesat e paraqitura prej tyre nuk merren parasysh. Këto kërkesa tha zoti Rama kanë të bëjnë me transparencën dhe nevojën për të garantuar process të ndershëm zgjedhor në të ardhmen. Njofton korrespondenti ynë në Tiranë, Armand Mero.

XS
SM
MD
LG