Lidhje

Gjashtë ushtarë italianë të vrarë në një sulm me bombë në Afganistan


Zyrtarët thonë se një autobombë vetvrasëse goditi një autokolonë të ushtrisë italiane gjatë rrugës për në kryeqytetin e Afganistanit, duke kënë të të paktën gjashtë ushtarë të vrarë dhe 10 civilë afganë të plagosur

Ministri italian i Mbrojtjes, Ignazio La Russa, tha në Romë se atentatori vetvrasës e përplasi makinën e tij të mbushur me lëndë eksplozive në dy automjee ushtarake italiane sot në mesditë. Zoti La Russa tha se gjashtë nga personat në ndodheshin në bord u vranë dhe katër u plagosën.

Abdul Ghafar Sayedzada, shef i njësisë së hetimit të krimeve në Kabul, e confirmoi sulmin, por nuk dha hollësi për numrin e viktimave.

Megjithatë, një zëdhënës i minsitrisë afgane të Mbrojtjes tha se të paktën 10 civilë afganë u vranë dhe 52 u plagosën.

Ndërsa zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë nëpërmjet një mesazhi SMS se ky grup kishte dhënë urdhër për sulimin vetvrasës kundër forcave të huaja.

Shpërthimi shkaktoi thyerjen e xhamave të dritareve rreth një kilometër larg dhe tronditi zyrat dhe shtëpitë në zonën ku janë disa ambasada dhe baza ushtarake. Një nga dëshmitarët okularë, banor i zonës, i cili u prezantua si Nisar Ahmed, thotë se tronditja ishte tepër e fuqishme.

" Dëgjova një shpërthim të fuqishëm ndërsa po lyeja shtëpinë. Vrapova në skenën e ngjarjes dhepashtë trupa të vdekurish dhe të plagosur kudo. Shumë banorë të zonën ishin plagosur dhe trupat e të vdekurve ishin përreth, mes tyre edhe trupi i një të huaji".

Sipas burimeve të tjera nga zona, shtëllunga tymi u panë mbi qytet pas shpërthimit. Të paktën gjashtë makina u dogjën, përfshirë edhe një mjet ushtarak me flamurin italian në trup.

Pas shpërthimit u dëgjuan sirenat e makinave të urgjencës që trasportonin të plagosurit në spitalin Wazir Akbar Khan.

Ky shërthim është i katërti sulm i rëndë në kryeqytetin e Afganistanit në pesë javët e fundit.//lk


XS
SM
MD
LG