Lidhje

Filmat e festivalit  të  Venecias diskutohen nga kritikët dhe shikuesit


Festivali i Venecias ka përfunduar, por filmat pjesmarrës në të, po diskutohen ende nga kritika dhe shikuesit. Filmi “Franceska” ka ngjallur polemika të mëdha, pasi mbesa e diktatorit Musolini, aktualisht deputete në parlamentin Italian, ka kërkuar ligjërisht ndalimin e shfaqjes së filmit. Ndërkaq, aktori Mat Demon, flet për filmi e tij të fundit” The informant”, i cili del sot në kinematë amerikane.

Mat Demon shfaqet në rolin e tij të fundit me filmin “The Informant”. Ai interpreton një drejtor ekzekutiv i cili rrezikon falimentimin e kompanisë që drejton, si pasojë e përfshirjes së tij në një skemë piramidale.

I pyetur se përse kishte shtuar në peshë, ai tha se e bëri këtë me vetëdije të plotë dhe se kishte marrë këshilla nga Robert De Niro, i cili për filmin “Raging Bull”, shtoi rreth 30 kilogramë.

Filmi bazohet në një histori të vërtetë, ku personazhi i interpretuar nga Mat Demon, çon drejt falimentimin firmën ku punon, pasi ka një marrëveshje me FBI-në. Ai nuk i tregon askujt për situatën, por vazhdon të gënjejë duke e zhytur në rrëmujë të plotë firmën.

Regjizori i filmit është Steven Soderbergh. Filmi do të fillojë të shfaqet sot në kinematë amerikane dhe europiane.

XXX

Një nga prodhimet i cili tërhoqi vëmendjen e kritikës dhe të shikuesve në festivalin e Venecias ishte filmi iranian “Zanan Bedoone Mardan”, “Gra pa burra”. Filmi është nën regjinë e Shirin Neshat, e cila u shpall regjisorja më e mirë e festivalit duke fituar çmimin Luani i Argjendtë.


Filmi përshkruan jetën e 4 grave, nga sfera të ndryshme të shoqërisë në vitin 1953 në Iran.
“Mendoj se për mjaft njerëz nga Irani, një rikthim në këtë periudhë është nostalgjik”- thotë regjizorja Neshat, “është një periudhë të cilën e ka përjetuar nëna ime dhe unë mbaj mend fustanet e saj të bukura, përpara se të detyroheshim të mbanim veshjet islamike. Edhe jeta artistike dhe kulturore ishte shumë e gjallë në Iran në atë kohë. Muslimanët, komunistët, ata që ishin pro por dha ata që ishin kundër Shahut, bashkëjetonin. Kjo është periudha që është harruar tani, si nga popull i Iranit ashtu dhe nga bota”.

Regjisorja Neshat dhe aktorët e filmit, ishin të veshur me jeshile në premierën e filmit, në shenjë solidariteti me lëvizjen reformiste në Iran.

XXX

Filmi “Françeska “ ka ngjallur debate në Itali. Ndonëse është shfaqur në fesitvalin e Venecias, ai nuk dihet nëse do të lejohet të shfaqet në kinema sepse deputetja Alessandra Mussolini, mbesa e diktatorit Benito Musolini, ka ngritur një padi ligjore për ndalimin e filmit, pasi në një nga skenat e filmit ajo cilësohet me një epitet fyes.

Pritet tani një vendim i gjykatës përpara muajit tetor, kur duhet të nisë shfaqja e tij. Filmi ka në qendër një emigrant rumun, i cili ka shkuar në Itali për një jetë më të mirë. Regjisori Bobb Paunesku, tha se nu ka në plan të shkurtojë asnjë nga skenat.

Pas premierës së filmit në festivalin e Venecias, Paunesku tha:

“Gjatë paraqitjes së filmit për median, ku kishte më shumë gazetarë italianë se sa të huaj, pati duartrokitje. Pra filmi është i baraspeshuar. Nuk është një film, që tregon se sa të mirë janë rumunët, apo sa të këqinj janë italianët.”.

Kritikat kanë përfshirë dhe qarqet politike. Kryeministri rumun ka thënë se filmi duhet të shfaqet siç është, në kuadrin e “të drejtës së fjalës së lirë”.

Ai tha se do t’a diskutojë këtë çështje me kryeministrin italian Berluskoni, gjatë një vizite zyrtare në Romë.//lk






XS
SM
MD
LG