Lidhje

Stimulimi i bizneseve dhe individëve për kursimin e energjisë


Në një kohë kur bota ndjen efektet shkatërruese të ngrohjes globale, po bëhet gjithnjë e më e qartë nevoja e ndryshimeve të caktuara në stilin e jetesës për të reduktuar çlirimin e gazit karbonik gjatë aktiviteteve tona të përditëshme. Në serinë e përjavëshme “prirjet e gjelbërta”, kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi për stimujt që oftojnë entitete të ndryshme për të ulur efektin serë.

Duke përdorur imazhin termal përreth një shtëpie në periferi të qytetit, mund të ilustrojmë se sa energji shpërdorohet gjatë përdorimit të përditëshëm të pajisjeve elektro-shtëpiake.Pajisje si ngarkuesit e telefonëve celularë apo thekëset e bukës konsumojnë energji edhe kur nuk përdoren, por në mjedist shtëpiake ka mjaft gjëra të vogla që mund të bëhen për të kursyer energji.

Duke i fikur pajisjet kur nuk përdoren, duke mbylluar termostatin, duke instaluar llampa që kursejnë energji, ne mund të pakësojmë çlirimin e gazit karbonik dhe të zvogëlojmë ndikimin e tij tek mjedisi.

Me rritjen e qyteteve dhe kërkesës për energji, është me rëndësi që ne të gjithë të marrim pjesë në lëvizjen për t’i garantuar botës një të ardhme më të gjelbërt.

****

Ndërkohë që çmimet e naftës ngrihen, shpikësit në Filipine nxiten për të hyrë në garën e përpjekjeve për kursimin e energjisë.Qeveria filipinase ka ndërmarrë një program të quajtur “Konservimi i energjisë”, për të stimuluar shpikjet që rezultojnë në kursimin e energjisë.

Disa e kanë kritikuar këtë nismë duke thënë se qeveria nuk po bën sa duhet për zbatimin e saj praktik.Daniel Dingle, i cili thotë se makina e tij e ndërtuar për të shfrytëzuar energjinë e ujit, punon krejtësisht me hidrogjen, mbeti i zhgënjyer pasi qeveria nuk i dha fonde, sepse zyrtarët e panë me skepticizëm makinën e tij hidrike.

Një tjetër shpikës, të cilit iu plotësua kërkesa, thotë se pajisja që ai ka ndërtuar u kursen shoferëve deri në 50 përqind të kostos së karburantit."Exhaust Gas Oxidizer" ose EGO, që është oksiduesi i tymit të skapamentos e që i instalohet asaj për t’i ndërruar drejtimin tymit dhe për ta përdorur atë për energji.Kërkesat për EGO-në tashmë janë ndjeshëm në rritje, pasi është konstatuar efiçenca e tij.

****

Kërkimet e reja provojnë se çlirimi i gazit karbonik në atmosferë është mëse dyfishuar që nga vitet 90-të, prandaj duhet patjetër që ne tëbëjmë diçka për këtë problem

British Petrolium, BP,një nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë, ka filluar një program interneti në Londër që u jep mundësi shoferëve të shikojnë se sa kontribuojnë makinat e tyre në efektin serë.

Shoferët mund të hynë në Internet për të parë nivelin e çlirimit të dioksidit të karbonit nga makina të veçanta dhe të paguajnë një shumë të vogël si kompensim në një fond të caktuarpër projekte të energjisë miqësore për mjedisin.

Kjo faqe interneti, jofitimprurëse, shpreson të shërbejë si shembull për kompanitë e mëdha të naftës dhe t’i nxitë ato të marrin masa për një biznes më të përgjegjshëm në mbrojtjen e mjedisit, duke koregjuar disa nga dëmet që shkakton ndotja nga makinat e transportit.

XS
SM
MD
LG