Lidhje

Kosovë: Shpërthim në një familje serbe në komunën e Gjilanit


Policia në Kosovë bëri të ditur se ka ndodhur një shpërthim në një familjeje serbe në lindje të vendit, por pa pasoja në njerëz.

Shpërthimi i cili ka lënë pas vetëm dëme materiale, ka ndodhur në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit, në shtëpinë e Milorad Todoroviçit, zyrtar i Partisë Demokratike të Serbisë.

Zoti Todoroviç, ishte në një periudhë zyrtar i lartë në Ministrinë e kthimit në qeverinë e Kosovës e më pastaj këshilltar i ish ministrit serb për Kosovën Sllobodan Samarxhiç.

Fshati Cërnicë është i banuar me popullatë të përzier. Policia tha se është duke bërë hetime intensive, por është herët të thuhet për autorët apo motivet e mundshmej.

Zyrtarë të qeverisë serbe thanë ndërkaq se ky shpërthim është dëshmi e pafuqisë së institucioneve të Kosovës si dhe policisë dhe paqeruajtëseve ndërkombëtarë, për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. //mm//

XS
SM
MD
LG