Lidhje

El Baradei ofron marrëveshje për pasurimin e uraniumit nga Irani


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore Mohamed El Baradei i ka dhënë afat deri të premten Iranit dhe tre fuqive botërore, të miratojnë marrëveshjen për pasurimin e uraniumit, e cila do të lehtësonte shqetësimet e Perëndimit lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Zoti El Baradei e bëri të njohur sot këtë vendim, në përfundim të bisedimeve që vazhduan për 2 ditë e gjysëm në Vienë mes Iranit, Rusisë, Francës, SHBA-së dhe Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore. Takimi u mbajt në zyrën qendrore të agjencisë në Vienë.

Negociatorët diskutuan mbi një propozim, sipas të cilit Irani do ta dërgonte uraniumin në Rusi dhe në Francë, për ta shndërruar atë në karburant, për t’u përdorur në një reaktor kërkimor të Teheranit. Por bisedimet ngecën dje, pasi Irani bëri rezistencë ndaj mundësisë për kontakte të drejtpërdrejta me Francën për këtë çështje.

Zoti El Baradei tha sot se propozimi i ri e angazhon Francën, por nuk saktësoi se në çfarë kapaciteti.

Ambasadori i Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore, Ali Asgar Soltanieh, tha se Irani po bashkëpunon plotësisht dhe ai i përshkroi bisedimet si konstruktive dhe intensive. (ze)

XS
SM
MD
LG