Lidhje

SHBA i kërkojnë Zvicerës të ekstradojë Polanskin


Qeveria zvicerane thotë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar zyrtarisht Zvicrës të ekstradojë regjisorin amerikan Roman Polanski, në mënyrë që të dalë para një gjykate amerikane për të dëgjuar dënimin për përdhunimin e një të miture.

Policia zvicerane e arrestoi regjisorin thuajse 4 javë më parë në bazë të një urdhër-arresti amerikan, kur ai mbërriti në Zyrih për të marrë një çmim në një festival filmi. 76-vjeçari Polanski pret dënimin, pasi në vitin 1976 pranoi në Los Anxhelos fajësinë ndaj akuzave se kishte pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë të vogël. Ai u arratis nga Shtetet e Bashkuara para se gjykata të shpallte dënimin.

Gjykata Penale Zvicerane hodhi poshtë kërkesën e regjisorit në fillim të javës për lirim në pritje të gjykimit, duke thënë se ai kishte 3 dekada që i fshihej drejtësisë dhe do të ishte e rrezikshme të lirohej.

XS
SM
MD
LG