Lidhje

Pit dhe Tarantino në premierën japoneze të filmit "Ingloriuos Basterds"


Aktori legjendar Robert de Niro, nuk heq dorë nga zakoni i tij për mos të dhënë intervista përpara premierave të filmave të tij. Dhe ditën e martë, ai nuk preferoi të fliste për filmin e tij të fundit "Everybody's Fine" "Të gjithë janë mirë", një version i filmit italian me të njëjtin titull, i cili flet për një burrë, të cilit i ka vdekur bashkëshortja, dhe i duhet që të menaxhojë jetën e tij dhe të fëmijëve të tij.

Fëmijët e De Niros në film, interpretohen nga Sam Rockwell, Drew Barrymore dhe Kate Beckinsale.Rockwell nuk u paraqit në premierën e filmit, Barrymorre pozoi për disa foto me De Niron, por nuk foli për gazetarët, ndërsa Kate Beckinsale, tha se: "… ishte një experiencë e bukur të punoje në një film, i cili trajton temën e familjes, të marrëdhënieve të ngrohta familjare…".

Filmi "Everybody's fine", nga dita e djeshme ka nisur të shfaqet në kinematë amerikane.

Brad Pitt dhe Quentin Taratino ishin pjesmarrës në premierën japoneze të filmit "Ingloriuose Basterds". Ky film ka arritur një shifër rekord të ardhurash në Shtetet e Bashkuara nga shitja e biletave - 37.6 milionë dollarë.

Nga shitja e biletave të filmit nëpër kinematë jashtë Amerikës, deri tani ky film ka fituar rreth 27,5 milionë dollarë, duke i çuar në total fitimet e filmit në 65.1 milionë dollarë.

Mjaft adhurues të aktorit kryesor Brad Pit, kishin dalë për të pritur idhullin e tyre, dhe për të arritur të merrnin ndonjë autograf prej tij.

Filmi"Ingloriuse Basterds", do të nisë shfaqet në kinematë japoneze nga data 20 nëntor.

3. Grupi realizues i filmit "Hear me- Dëgjomë", ishin në Hong Kong për premierën e filmit.

Subjekti i tij mbështetet në historinë e një djali i cili bie në dashuri me një vajzë që nuk dëgjon.

Në qendër të subjektit është një djalë i cili punon në një pishinë dhe bie në dashuri me një vajzë që nuk dëgjon (interpretuar nga Ivy Chen Yi Han). Personazhi, interpretuar nga aktori Eddie Peng Yu yen tërhiqet prej vajzës dhe nis të mësojë gjuhën e shenjave për të komunikuar me të.

Premiera e filmit u shoqërua me një seri aktiviteteshe bamirëse, ku morën pjesë aktorët kryesorë të filmi.

Peng thotë se "Filmi do të ketë ndikim pozitiv tek shikuesi."

Të tre aktorët kryesorë të filmit, gjatë fazës përgatitore të tij, morën mësime për gjuhën e shenjave, dhe për mënyrën se si të përdornin gjestikulacionet në film. //mm//


XS
SM
MD
LG