Lidhje

A është i dobishëm skanimi për zbulimin e kancerit?


Prej një farë kohe ka patur mendime të ndryshme mes mjekëve për saktësinë e analizave të kancerit, veçanërisht për kancerin e gjirit dhe të prostatës. Debati i fundit filloi kur zyrtari më i lartë i Shoqatës Amerikane të Kancesit tha se avantazhet e anlizave për këto dy tipe kanceri janë ekzagjeruar.

Komuniteti i mjeksisë i është përmbajtur për një kohë të gjatë idesë se diagnostikimi i hershë shpëton jetën. Radiologu David Dershaw mbështet mammografinë për kontrollin e gjirit.

"Gratë që bëjnë çdo vit mamografinë kanë 60% më pak shans të vdesin nga kanceri i gjirit, se sa ato të nuk e bëjnë këtë analizë”.

Por disa specialistë dhe pacientë të kancerit thonë se bëhen analiza të tepruara.

Doktor Otis Brawley i Institutit Amerikan të Kancerit thotë se rregulli i pashkruar i konstatimit në fazat e para nëpërmjet skanimit nuk është i saktë.

"Kanceri është një sëmundje shumë e komplikuar. Një mesazh i thjeshtë do të ishte se në fakt kjo nuk shërben si e tillë”.

Por mjeku Larry Norton i qendrës Sloan të kancerit nuk është dakord me këtë mendim.

"Kur shikon rënin e numrit të vdekjeve atje ku skanimi bëhet rregullisht, se mund të thuhet se rezultatet janë të ekzagjerura”.

Fran Visco, i cili kryeson koalicionin kombëtar amerikan kundër kancerit të gjirit ka tjetër pikpamje.

"Kur skanon popullatën e shëndetëshme, gjen forma kanceri që nuk kanë nevojë për trajtim apo arrin rezultate të gabuara dhe trajton njerëz që nuk kanë në fakt kancer”.

Debati mund të jetë çorjentues për gratë që janë këshilluar të bëjë rrgullisht momografi.

E njejta gjë mund të thuhet për burrat që bëjnë çdo vit analiza gjaku për të vlerësuar rrezikun e kancerit të prostatit.

Doktor Franklin Lowe thotë se megjithëse mund të jetë e saktë që disa burra trajtohen edhe pa patur nevojë, skanimi është i vlefshëm.

"Skanimi duhet bërë, pasi nëse njeriu ka kancer, është më mirë që ta dijë sa më parë. Dhe atëhere në varësi të tipit të kancerit dhe avancimit të tij, përcaktohet edhe kura më e pështatshme”.

Qeveria amerikane rekomandon se duhen bërë më shumë studime për efektivitetin e sakanimit për kancerin e prostatit, veçanërisht për burrat nën moshën 75 vjeçare. Sipas këtij rekomandimi, nuk të dhëna të sakta se skanimi shton shanset për një gjendje më të mirë shëndetësore.

Qeveria rekomandon gjithashtu se gratë mbi moshën 40-vjeçare duhet të bëjnë rregullisht momografi dhe vizita mjeksore.

Ndërkohë, Shoqata Amerikane e Kancerit thotë se do të vazhdojë ta rekomandojë skanimin deri sa të gjendet një metodë më e mirë për të konstatuar kancerin e gjirit.

XS
SM
MD
LG