Lidhje

Rritet numri i foshnjeve prematurë



Një studim i ri tregon se mbi një milion foshnje vdesin çdo vit pasi lindin premature, numri më i madh të i të cilëve në Afrikë, pasuar nga Amerika e Veriut. Por cilat janë shkaqet e këtyre lindjeve, që në disa raste janë me rezultate fatale?

Shumë fëmijë të lindur prematurë nuk arrijnë të mbijetojnë. Vdekjet e foshnjeve nuk duhet të ndodhin. Binjakët e Dianne Lovett patën këtë fat. "Është tejet e dhimbshme të humbësh fëmijën”. Prindërit e rreth 13 milionë foshnjeve që lindin prematurë në gjithë botën janë të pasigurt nëse fëmijët e tyre do të mbijetojnë për të dalë nga spitali. Chris Hausen i organizatës March of Dimes për shëndetin e foshnjeve thotë se rreth 10 përqind e fëmijëve janë të lindur prematurë dhe një e treta e tyre vdesin.

"Në këtë raport ne dokumentojmë për herë të parë rezultate për lindjen e parakohëshme dhe gjendja është e rëndë dhe shkokuese. Është fjala për 13 milionë foshnje që lindin prematurë çdo vit dhe si rezultat një milion prej tyre vdesin”. Zoti Hausen thotë se numri i lindjeve të parakohëshme është në rritje dhe 85 përqind e tyre ndodhin në Afrikë. "Ndoshta faktorët që ndikojnë për këtë numër të madh në Afrikë janë varfëria dhe sistemi i dobët i kujdesit shëndetësor. Fakti që gratë janë të kequshqyera para dhe gjatë shtatzanisë, bën që një numër i madh prej tyre të preken nga sëmundje invektive”. Në Shtetet e Bashkuara arsyet janë krejt të ndryshme, një prej të cilave është e gjithnjë e më shumë gra të moshës 35 vjeçare lindin fëmijë.

Një numër i madh grash përdrin mënyra jonatyrale për të mbetur shtatzëna, gjë që sjell lindje të shumëfishta dhe të prakohëshme. Ekspertët thonë se periudha e qendrimit të fëmijës në trupin e nënës ka ndikimin e vet.

Vetëm 50 përqind e foshnjeve që lindin pas 24 javësh mbijetojnë.

Ndër ata që lindin nga 25 në 26 javë kjo përqindje shkon në 70. Por ka rreziqe të tjera për jetën e këtyre fëmijëve edhe nëse lindja është e suksesëshme.

9-vjeçarja, Heather Croy, lindi 24 javëshe dhe me peshë ¾ e gramit.

"Unë jetova.Mendohej se unë do të vdisja, por kjo nuk ndodhi”. Heather flet me një zë të butë sepse kordat e saj vokale u dëmtuan nga tubi i frymëmarrjes me të cilin ajo jetoi për tri vjet.

Por ajo nuk ka komplikacionet që përjetojnë shpesh fëmijët e lindur prematurë si vështirësitë për të mësuar apo probleme shëndetësore që i ndjekin gjithë jetën, si verbimi apo humbja e dëgjimit.

Aktualisht nuk ka ndonjë mënyrë për të parandaluar lindjen prematurë.

Por March of Dimes thotë se shumë masa mund të merren për të pakësuar numrin e vdekjeve dhe paaftësistë tek fëmijët.

Autorët e raportit thonë se më shumë punë duhet bërë për kualifikimin e punonjësve të shëndetësisë, politikanët dhe ligjvënësit, si dhe vetë gratë për rreziqet e shtatzanisë dhe kujdesin për fëmijët e lindur prematurë.

19 vjeçarja Tejlor Suift u bë këngëtarja më e re në 10 vjet që nderohet me Çmimin vjetor të Shoqatës së Muzikës Kantri.//rd//

XS
SM
MD
LG