Lidhje

Greqi: Arrestohet Alket Rizaj, i arratisuri i dënuar për vrasje 


Policia në Greqi arrestoi sot Alket Rizajn, një person i dënuar për vrasje që ishte arratisur nga burgu me një helikopter në shkurt.

Rizaj dhe grabitësi i bankave Vasilis Paleokostas hipën në një helikopter me një shkallë prej litari duke u arratisur nga burgu i Koridallos në Pire. I arratisuri i dytë është ende i lirë.

Të dy të dënuarit ishin arratisur nga i njëjti burg në pothuajse të njëjtën mënyrë para tri vjetësh, por autoritetet i rikapën.

Gjyqi për tre punonjës të burgut të akuzuar se kishin ndihmuat në arratisje filloi në shkurt, por disa nga avokatët e të pandehurit kishin dhënë dorëheqjen duke e quajtur farsë.//kk//

XS
SM
MD
LG