Lidhje

Shqipëria do të shtojë numrin e trupave në Afganistan


Kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se Shqipëria ka vendosur t'i përgjigjet nismës se Presidentit amerikan Barak Obama lidhur me Afganistanin duke shtuar me 85 trupa të tjera, numrin e forcave të saj ushtarake atje.

Shqipëria ka aktualisht në Afganistan dy kompani, njëra prej të cilave u dërgua në muajin gusht pak përpara zgjedhjeve presidenciale.

Për herë të parë ajo do të ketë tani edhe trupa luftimi.

Kryeministri Berisha e njoftoi këtë vendim pas një takimi që pati me të dërguarin e posacëm amerikan për Guantanamon Daniel Frid dhe ambasadorin amerikan ne Tirane Xhon Uidhers.

Kryeministri Berisha rikonfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për të pritur ish të burgosur të tjerë të Guantanamos, por jo më ujgurë saktësoi ai, duke shpjeguar se Tirana nuk dëshiron të komplikojë raportet me Pekinin. //ii

XS
SM
MD
LG