Lidhje

Tension në qendër të Tiranës për prishjen e pallatit 12 katësh


Në Shqipëri ka vazhduar edhe sot tensioni në qendër të Tiranës pas operacionit të inspektoriatit të ndërtimit për prishjen e një pallati 12 katësh në pronësi të një të afërimi të deputetit socialist Dashamir Peza.

Gjatë orëve të paradites policia nuk ka lejuar që një gryup deputetësh të Partisë Socialiste të hynin në objektin që kish nisur të prishej, e po kështu përplasje ka patur edhe me policinë bashkiake.

Më pas operacioni i inspektoriatit të ndërtimit është ndërprerë dhe mjetet janë larguar.

Autoritetet deklarojnë se objekti i cili ka nisur të ndërtohet që prej më shumë se katër vjetësh ka shkelje të rënda dhe është ndërtuar mbi një pronë publike.

Opozita e ka konsideruar këtë si një shenjë hakmarrjeje nga ana e kryeministrit duke hedhur poshtë akuzat për parregullsi. Një javë më parë, emri i pronarit të pallatit u përmend nga kryeministri si pjesë e asaj që ai e cilësoi mafie të ndërtimit të lidhur me kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama. //ii

XS
SM
MD
LG