Lidhje

Demokratët, kompromis në disa aspekte të reformës shëndetësore


Në kryeqytetin amerikan, senatorët demokratë thonë se kanë arritur një kompromis rreth një varianti për reformimin e kujdesit shëndetësor të kontrolluar nga shteti.

Udhëheqësi i shumicës në senat, Harry Reid u tha gazetarëve mbrëmë se një marrëveshje me bazë të gjerë ishte arritur për të ashtuquajturin, variantin publik, që ishte propozuar si një mënyrë për të sfiduar kompanitë private të sigurimeve shëndetësore dhe për të mbuluar amerikanët pa siguracione.

Një grup prej 10 senatorësh demokratë liberalë dhe të moderuar kanë negociuar vazhdimisht rreth variantit publik, me pjesën e moderuar që e kundërshtojnë atë. Burime të afërta me bisedimet thonë se kompromisi përfshin zëvendësimin e variantit qeveritar me një plan që është jo përfitues, të drejtuar nga kompani private të sigurimeve. Një agjenci federale do të mbikëqyrë planin jo fitimprurës.

Plani i drejtuar nga qeveria dhe çështja e abortit kanë qënë pengesat më të mëdha në miratimin e reformës shëndetësore, që është prioriteti kryesor i politikave të brendëshme të presidentit Obama.

Në një zhvillim tjetër po të martën, Senati amerikan hodhi poshtë një amendament që synonte shtrëngimin e kufizimeve për fondet për abortet në projekligjin për reformën shëndetësore. //mm//

XS
SM
MD
LG