Lidhje

Tiranë: Partia Demokratike diskuton në Kongres për reformat


Në Tiranë, Partia Demokratike diskutoi sot në kongresin e saj reformat ekonomike e sociale që ka ndërmarrë qeveria e re pas fitores së zgjedhjeve të qershorit.

Kryeministri Berisha përshkroi buxhetin e ri si një mbështetje e madhe për shtresat e varfra, si edhe mbi probelemet e arsimit dhe shëndetësisë. Në këtë Kongres zoti Berisha po kandidon që të rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike.

Ndonëse votimi i delegatëve vazhdon ende, nuk priten surpriza për udhëheqësin veteran të kësaj partie, i cili as formalisht nuk ka asnjë kandidat përballë.

Kryeministri Sali Berisha tha se ështe i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën socialiste për reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian, por përjashtoi mundësinë që të rishikohen materialet e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri Berisha tha se për këtë temë nuk do të ishte e mundur as edhe një tryezë partiake me presidentin.

XS
SM
MD
LG