Lidhje

Presidenti Obama bisedon me drejtuesit  e bankave të mëdha


Presidenti thotë se mesazhi i tij për sektorin financiar është i thjeshtë.

”Bankat amerikane morën një ndihmë të jashtëzakonshme nga taksapaguesit amerikanë për të rindërtuar industrinë e tyre. Dhe tani që e kanë marrë veten ne presim një angazhim të jashtëzakonshëm që të ndihmojnë të rindërtojmë ekonominë tonë.”

Ai tha se hapi i parë është shtimi i kredive për bizneset e vogla dhe të mesme, motorët kryesorë për krijimin e vendeve të punës në Amerikë. Presidenti thotë se e di që bankat nuk duan të japin kredi që rrezikohen, të cilat i çuan bankat drejt falimintimi më herët. Por ai thotë se ka mënyra për të minimizuar rreziqet dhe ndihmuar sipërmarrësit.

“Duke patur parasyshë vështirësitë që kanë njerëzit ndërkohë që kredidhënia ka rënë dhe duke patur parasyshë ndihmën e jashtëzakonshme që kanë marrë bankat për të kapëcyer ditët e vështira, ne presim nga bankat që të gjejnë çdo mundësi për të ndihmuar në vënien në lëvizje të ekonomisë përsëri.”

Gjatë një takimi të shkurtër me shtypin, presidenti bëri përsëri thirrje për bankat që të mbështesin përpjekejet për reformimin e industrisë së sherbimeve financiare. Ai tha se pjesmarrësit e takimit i kishin shprehur mbështetjen për reformën. Por ai theksoi se bankat kanë ndërmjetësit që po mundohen të rrëzojnë legjislaturat e nevojshme.

“E bëra të qartë se është në interesin e vendit dhe të industrisë financiare që të kemi rregulla të ripërpunuara për të menjanuar abuzimet dhe teprimet.”

Gjatë një interviste televizive të transmetuar një natë para takimit, presidenti e bëri të qartë se durimit të tij me Wall Street po i vjen fundi. Zoti Obama tha për kanalin CBS se ai nuk u zgjodh në Shtepinë e Bardhë që të nxjerrë nga balta disa bankierë të pasur. Ai tha se Wall Street nuk e kupton irritimin dhe zemërimin që ndiejnë shumë amerikanë kur shohin shpërblimet me shuma të mëdha për drejtuesit e lartë të bankave.

Por shumica e parave që qeveria dha në formë ndihme është ripaguar. Dhe vetëm disa orë para se të fillonte takimi në Shtepinë e Bardhë, banka gjigande Citygroup njoftoi se ishte gati të rikthente 20 miliard dollarë të marra nga Departamenti i Thesarit. //kh//

XS
SM
MD
LG